Capello: E gjitha është në duart e Napolit

Futboll

Capello: E gjitha është në duart e Napolit

Më: 4 janar 2023 Në ora: 11:26
Capello

Trajneri i njohur italian, Fabio Capello në një intervistë për ‘Il Mattino’, ka folur për garën e titullit të kampionit në Serie A.

Elita e futbollit italian pas një pauze të gjatë rikthehet sonte me ndeshjet e javës së 16-të, ku veçohet dueli ndërmjet Interi dhe Napolit.

‘Napolitanët’ aktualisht kryesojnë tabelën me 11 pikë më shumë së skuadra ‘Nerazure’.

Capello është i bindur se Napoli është në rrugë të mirë ta fitojë titullin.

“Nga përvoja ime, mendoj se edhe Luciano mund t'u thotë djemve të tij: Këtë vit kampionatin mund ta humbasim vetëm ne. E gjitha është në duart e Napolit”, tha ai.

“Ata kanë një trajner që e di se çfarë ka në dorë dhe e ai e bën atë që është më e përshtatshme. Ai mbetet i preferuari ime”, theksoi Capello..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat