Aguero ka injoruar Messin e zemëruar gjatë festimeve në Argjentinë: Kam pirë shumë

Futboll

Aguero ka injoruar Messin e zemëruar gjatë festimeve në Argjentinë: Kam pirë shumë

Më: 4 janar 2023 Në ora: 10:38
Aguero

Sergio Aguero thotë se Lionel Messi i tha atij se duhej të ndalonte së piri gjatë festimeve të Kupës së Botës në Argjentinë, por ai e injoroi atë.

Legjenda e Manchester Cityt, Aguero u tërhoq nga futbolli në vitin 2021, pasi u zbulua një problem në zemër gjatë aventurës së tij të shkurtë në Barcelonë.

Megjithatë, ai udhëtoi me skuadrën e Argjentinës në Katar dhe ishte pjesë e festimeve të bujshme pasi ngritën trofeun pas fitores në finale të Botërorit ndaj Francës në penallti.

Aguero u fotografua me Messin në shpinë gjatë festimeve muajin e kaluar, dhe tani në një transmetim me tifozët në “Twitch” ai bëri shaka se Messi gati sa e kishte bërë për spital teksa ai e mbante atë në shpinë.

"Unë ngrita më të mirën në botë. Sigurisht që më dhimbte shumë shpina. Kur e ngrita thashë: Dreqin, ai peshon. Lëviza shpatullat që ai të hidhej, por filloi dhimbja në shpinë. Në një moment nuk duroja dot më, as nuk mund të kthehesha, po të kthehesha do të përfundoja në spital. Ai e kuptoi sepse e shikova, shkëmbyem shikime. I thashë: Mirë, ju jeni kampion bote, por më dhemb shpina. Dhe ai zbriti. Më pas ishte në gjunjë”, tha Aguero.

Aguero shijoi një pije gjatë festimeve dhe pranoi se mund të ketë pirë paksa shumë teksa u bashkua me ish-shokët e tij të kombëtares për të festuar suksesin e tyre.

“Kam pirë shumë, por nuk kam ngrënë. Ne ishim kampionë bote. Nëse do të më ndodhte diçka, le të jetë aty. Messi u zemërua dhe më tha ‘ndal’. Si të ndaloj? Ne jemi kampionë bote, shumë të lumtur”, tha Aguero.

Aguero ngriti trofeun pas ndeshjes dhe nuk mund ta besonte peshën e tij.

"Është e rëndë, afro gjashtë kilogramë," tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat