Liverpooli finalizon transferimin e Cody Gakpos nga PSV

Futboll

Liverpooli finalizon transferimin e Cody Gakpos nga PSV

Më: 3 janar 2023 Në ora: 19:07
Cody Gakpo

Cody Gakpo është zyrtarisht lojtar i Liverpoolit pasi formalitetet e transferimit të tij nga PSV Eindhoven u mbyllën me sukses sot.

23-vjeçari tani është i regjistruar zyrtarisht te “Të Kuqtë”, dhe është në gjendje të fillojë punën me klubin e tij të ri.

Një marrëveshje e Liverpoolit për të nënshkruar me Gakpon nga PSV u konfirmua më 28 dhjetor.

Reprezentuesi holandez tani mund të paraqitet në ndeshjen e së shtunës në FA Cup kundër Wolverhampton Wanderers në “Anfield Road”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat