Firmosi për Romën por mund të largohet shpejt

Futboll

Firmosi për Romën por mund të largohet shpejt

Më: 3 janar 2023 Në ora: 11:11
Dybala

Firmosi për Romën por mund të largohet shpejt!

Paulo Dybala ishte një nga afrimet më të bujshme të Romës në merkaotn e verës. Futbollisti u largua nga Juventusi dhe vendosi t’i bashkohet projektit të drejtuar nga Zhoze Murinjo në kryeqytetin italian, ku ai ka shpalosur disa nga vlerat e tij edhe pse i ndalur shpesh nga dëmtimet.

Por tashmë është zbuluar se Dibala mund të largohet shumë lehtësisht nga Roma, pasi në momentin e firmës ka vendosur klauzola në kontratë që ia mundësojnë një gjë të tillë. Sipas “Corriere Dello Sport”, shuma është lehtësisht e përballueshme pasi bëhet fjalë për vetëm 12 milionë euro që mund të nxjerrin  të lirë lojtarin ndaj çdo detyrimi kundrejt Romës.

Nëse këtë kërkesë do ta bëjë një klub i Serisë A, shifra arrin në 20 milionë euro, por sigurisht që mbetet një shifër lehtësisht e përballueshme për “La Joya”, i cili në verë ishte një objektiv i dëshirave edhe të Interit, me palët që në fund nuk gjetën gjuhën e përbashkët, të ndikuar edhe nga situata financiare e zikaltërve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat