Carragher: Diferenca Messi-Ronaldo?

Futboll

Carragher: Diferenca Messi-Ronaldo?

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 13:09
Carragher: Diferenca Messi-Ronaldo?

Legjenda e Liverpool, Jamie Carragher komentoi transferimin e Cristiano Ronaldos tek Al-Nassr në Arabinë Saudite.

Ish-futbollisti theksoi se me këtë lëvizje, CR7 konfirmoi se ishte në fundin e karrierës, ndërsa nuk mungon edhe një thumbim i Carragher në drejtim të 37-vjeçarit duke theksuar se Messi e mbylli karrierën me një Kupë Bote ndërsa portugezi e mbylli me një intervistë te Piers Morgan ku kritikoi ashpër ndaj Manchester United.

“Mendoj se është një fund i trishtë për Cristiano Ronaldon, megjithatë ai dhe Messi mbeten dy nga më të mëdhenjtë. Gjithsesi, për t’i krahasuar mjafton të bëjmë një ndarje fillimisht pasi më duhet të theksoj se Messi e mbyll karrierën me një Kupë Bote ndërsa Ronaldo e mbylli karrierën me një intervistë te Piers Morgan. Mendoj se kjo nuk është lamtumira më e mirë e mundshme apo jo?”, përfundoi Carragher.

Kujtojmë se Cristiano Ronaldo prej së premtes është shndërruar në lojtarin më të ri të Al-Nassr në Arabinë Saudite, teksa firmosi një kontratë deri në vitin 2025 dhe falë 200 milionëve në sezon, shndërrohet në futbollistin më të paguar në planet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat