Jashari kërkohet nga skuadra gjermane

Futboll

Jashari kërkohet nga skuadra gjermane

Nga: K.G.. Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 16:18
Jashari

Futbollisti Ardon Jashari, reprezentues i Zvicrës dhe pjesë e Luzernit, kërkohet nga skuadra gjermane. 

Siç raporton “Sky”, disa klube të Bundesligës e kanë në llupë, ndër ta Leipzig-u.
Kontrata e Jasharit është deri në vitin 2026. 

Nga gjashtë deri në shtatë milionë franga flitet vlera e transferimit të tij.

Kjo do ta bënte Jasharin si transferimin rekord nga Zvicra qendrore.

Deri më tani këtë rekord e ka mbajtur Ruben Vargas, kur Augsburg e bleu për katër milionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat