“Na theu zemrat kur na mundi në 1958-ën, sot u thyen sërish”, Uells FA reagon për ndarjen nga jeta të Peles

Futboll

“Na theu zemrat kur na mundi në 1958-ën, sot u thyen sërish”, Uells FA reagon për ndarjen nga jeta të Peles

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 21:41
Pele

Shoqata e Futbollit të Uellsit ka ndarë një homazh për Pele, i cili ndërroi jetë këtë të enjte në moshën 82 vjeçare. “Mbreti” ndodhej prej pak kohësh i shtruar në spital pasi vuante nga kanceri i zorrës së trashë.

Shoqata ka kujtuar momentin kur ai shënoi golin e parë në Kupën e Botës në 1958 dhe eliminoi Uellsin.

“Pele na theu zemrat në vitin 1958 kur shënoi golin e tij të parë në Kupën e Botës për të eliminuar Cymru-n. Sot zemrat tona janë thyer përsëri. Një legjendë e vërtetë sportive.

Mendimet tona janë me njerëzit e Brazilit dhe familjen botërore të futbollit. Gorffwys mewn hedd, Pele.”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat