Ter Stegen: Mezi pres përballjen me Espanyol, duhet të jemi të përqëndruar

Futboll

Ter Stegen: Mezi pres përballjen me Espanyol, duhet të jemi të përqëndruar

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 19:28
Ter Stegen

Pas një pushimi 1-mujor, prej zhvillimit të Kupës së Botës, tashmë ndeshjet e kampionateve kanë rifilluar.

Në prag të ndeshjes me Espanyol, ditën e shtunë, portieri i Barcelonës, Mark-Andre Ter Stegen foli në një intervistë për mediat spanjolle, për mënyrën se si e sheh ekipin pranë rinisjes së kampionatit.

“Shumë mirë, mezi pres.

Nuk është një situatë e lehtë për trajnerin, sepse disa kanë luajtur më shumë ndeshje se të tjerat në Kupën e Botës dhe nuk është e lehtë të menaxhosh këtë situatë, por mendoj se ata bënë shumë mirë. Tani jemi të gjithë në të njëjtin nivel dhe tashmë jemi të fokusuar në ndeshjen tjetër.

Mungesa e Leëandoëskit? Ai është një lojtar që bën diferencën, por unë jam i qetë sepse e dimë se kemi shumë cilësi, veçanërisht në front. Nuk do të jetë e lehtë ta kompensojmë këtë mungesë, por jam i sigurt se do t’ia dalim”,- u shpreh Ter Stegen gjatë intervistës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat