Jep dorëheqje kryetari i skuadrës së Ligës së Parë

Futboll

Jep dorëheqje kryetari i skuadrës së Ligës së Parë

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 18:56
Jep dorëheqje kryetari i skuadrës së Ligës së Parë

Skuadra e Ligës së Parë, KF A&N ka mbetur pa kryetar.

Agim Buduri ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për arsye personale.

Klubi prizrenas ka falënderuar Budurin për kontributin e jashtëzakoshëm.

"Kryetari i klubit tonë z.Agim Buduri mes një njoftimi deklaron dorëheqjen e tijë nga pozita e kryetarit për arsyet e tijë personale të cilat ia ka kumtur kryesisë së klubit , një lajm jo i gëzuar kjo pasiqë e dimë kontributin e tijë dhënë klubit e futbollit në përgjithësi , por gjithsesi z.Buduri ka premtuar që do të vazhdoj të jetë një përkrahës dhe një mbështetës si i klubit edhe i futbollit Prizrenas.

z.Agim Buduri në emër të kryesisë të falenderojmë jashtzakonishtë shumë për të gjitha që i bëre që sot klubi të ekzistoj e të jetë një senzacion i futbollit Kosovar , ne ti urojmë të gjitha të mirat e jetës , paq fat , shëndet , mbarësi e shumë suksese në të ardhmen tënde , me të vërtetë do jetë një mungesë e madhe prezenca jote euforike por kjo është jeta dikush dikur do ndahet nga klubi.

Për ndryshime e reja do njoftoheni në mbledhjen e rradhës së kryesisë ku do zgjidhet edhe kryetari dhe kryesia e re e klubit së bashku me objektivat dhe përforcimet e reja", njofton A&N.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat