PSG rinovon deri në vitin 2026 me mesfushorin italian

Futboll

PSG rinovon deri në vitin 2026 me mesfushorin italian

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 11:13
PSG rinovon deri në vitin 2026 me mesfushorin italian

Mesfushori italian Marko Veratti ka rinovuar me dy vite të tjera kontratën që kishte me skuadrën e PSZH-së. Kampioni i Europës do të luajë me kampionët e Francës deri në vitin 2026, duke e shtyrë me dy sezone të tjera kontratën e pëmarshme, që skadon në verën e vitit 2024.

Lajmi është zyrtarizuar nga klubi parizien, që ka postuar edhe foton e mesfushorit bashkë me presidentin Nasser Al-Khelaifi.

“Jemi të lumtur t’ju bëjmë me dije se kemi rinovuar kontratën deri në vitin 2026 me Marko Veratin”, u shpreh presidenti i ekipit francez, ndërkohë që lajmi iu dha edhe tifozëve gjatë ndeshjes me Strasburgun.

“Jam shumë i lumtur për rinovimin e kontratës., kanë kaluar më shumë se 10 vite që kur kam mbërritur në Paris dhe këtë qytet e konsideroj si shtëpinë time të dytë. Gjithnjë kam marrë mbështetjen e duhur nga klubi dhe tifozët”, tha Verati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat