Kur fillon pjesa e dytë e kampionatit malazez? Skuadra shqiptare lufton për Evropë

Futboll

Kur fillon pjesa e dytë e kampionatit malazez? Skuadra shqiptare lufton për Evropë

Nga: K. G. Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 16:45
Kur fillon pjesa e dytë e kampionatit malazez?

Pjesa e dytë e sezonit në Ligën e Parë të Malit të Zi në futboll, do të fillojë më 18 shkurt, ndërsa Liga e Dytë më 5 mars, është bërë e ditur pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Malit të Zi.

“Në seancën e sotme janë pranuar raportet e Komisionit të Garave, Komisionit të Arbitrave, Komisionit Disiplinor dhe Komisionit të Sigurisë për pjesën vjeshtore të sezonit 2022/23, si dhe propozimi i kalendarit për pjesën pranverore, i cili caktoi vazhdimin e Meridianbet 1. CFL për 18 shkurt, ndërsa skuadrat e kategorisë së dytë do t'i luajnë ndeshjet e xhiros së 20-të më 5 mars. 

Ndeshja finale e Kupës së Malit të Zi do të zhvillohet më 30 maj të vitit 2023“, - thuhet në njoftim.

Duhet theksuar se Deçiqi garon në elitë e futbollit malazez dhe ka përfunduar në vend të tretë në pjesën vjeshtore, me gjtihsejt 28 pikë të mbledhura.

Skuadra shqiptare, Deçiqi, lufton për titull dhe për një vend në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat