Simeone kritikon veten

Futboll

Simeone kritikon veten

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 16:04
Simeone

Diego Simeone, trajneri i Atletico Madridit, në një konferencë për media në prag të ndeshjes kundër Elche, ka bërë një bilanc të këtij sezoni.

Madrilenët nuk kanë treguar performancë të mirë këtë sezon të garave pasi që aktualisht ndodhën në pozitën e pestë me 24 pikë të tubuara, 13 pikë larg liderit të tabelës, Barcelonës.

Tekniku argjentinas ka kritikuar veten duke thënë se ndoshta ai nuk po jep gjithçka, pasi që sipas tij, Atletic ka lojtarë kualitativ.

“Ne kemi një skuadër të madhe me katër lojtarë që kanë luajtur në finalen e Kupës së Botës.

Ndoshta unë nuk po jap gjithçka, unë jam ai që duhet të përmirësohem në mënyrë që ata të rrisin nivelin e tyre në La Liga”, tha ai.

“Lojtarët janë pak a shumë të njëjtët që kishin fituar ligën pa Trippier dhe Suarez”, theksoi Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat