Martinez braktis dasmën e shokut të skuadrës

Futboll

Martinez braktis dasmën e shokut të skuadrës

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 14:22
Martinez

Martinez braktis dasmën e shokut të skuadrës!

Lisandro Martinez është rikthyer në Manchester për të vijuar sezonin me United. Argjentinasi, që u shpall Kampion i Botës me kombëtaren në Katar pritet të jetë gati për trajnerin Erik ten Hag nga ndeshja e radhës në Premier League, ajo në transfertë ndaj Ëolverhampton më datë 31 dhjetor.

Në fakt, Lisandro sakrifikoi dasmën e shokut të kombëtares, Nicolas Tagliafico për t’u rikthyer në kohë në Manchester teksa ky i fundit festoi një ditë speciale ku prezent ishte edhe një i “ftuar” special, Kupa e Botës.

Për t’u rikthyer te Lisandro Martinez, pavarësisht se luan sezonin e parë me “Djajtë e Kuq” dhe në Premier League, 24-vjeçari është shndërruar në një lojtar titullar dhe deri në këtë pikë të sezonit është aktivizuar në 14 ndeshje të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat