Capello: Ibrën e bëra unë lojtar

Futboll

Capello: Ibrën e bëra unë lojtar

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 14:11
Capello: Ibrën e bëra unë lojtar

Fabio Capello analizon Milanin në tre lojtarë, që për një arsye apo një tjetër janë elementë kyç për ecurinë e skuadrës. Dikush shënon, dikush pengon që të shënojnë, e një tjetër u tregon rrugën më të rinjve. Bëhet fjalë për Zlatan Ibrahimoviçin, Rafael Leao dhe Majk Menjanë.

Lidhur me suedezin, ish-trajneri ka thënë: “Kam bërë me Ibrahimoviçin ashtu siç bëra me të gjithë lojtarët e tjerë. Lojtari i talentuar mëson menjëherë dhe thith ato që i thua. Dhe për më tepër e kupton se ajo që i ke thënë i shërben që të përmirësohet.

Pastaj janë ata me talent mesatar dhe mendjemëdhenj. Me elementë të tillë një trajner mundet vetëm të humbasë kohë.

Futbolli është zhvilluar shumë, por ashtu si në jetë është mendësia që bën dallimin. Ecuria varet nga ajo që bën, si sillesh dhe ambicia që ke. Kam pasur njerëz të talentuar që kanë qenë të kënaqur, ose që e kanë lëshuar veten në pengesën e parë. Nëse doni të merreni në konsideratë, prezantoni veten, tregoni se çfarë jeni të aftë dhe kaq. Fjalët i merr era dhe Ibra është nga ata që gjithmonë ka folur me vrap. Këtë e dëshmojnë trofetë e fituar kudo që ka shkuar.”

Më pas analiza e Kapelos u zhvendos te Rafael Leao, për të cilin tha “Nëse është bërë ai që është bërë, ia ka borxh Milanit dhe i detyrohet klubit një mirënjohje, të cilën Donaruma apo ndonjë tjetër nuk e patën. Nëse nuk ka më mirënjohje, është e kotë që të thellohemi me analiza. Leao ka treguar se është i rëndësishëm. Edhe në Botëror ai luajti pak me frena dore, por sapo lirohej nga presioni ishte në gjendje të tregonte të gjitha cilësitë e tij, të cilat ende nuk i ka shprehur në maksimum”.

I fundit, por me siguri jo nga rëndësia ishte Majk Menja. “Portieri është një humbje serioze për Milanin, sepse ai i jep siguri të gjithë mbrojtjes, duke qenë se është lider. Do të jetë një mungesë e rëndë. Lloji i dëmtimi që ka është një bishë e shëmtuar. E di mirë, sepse kam vuajtur nga i njëjti dëmtim kur isha lojtar. Dukej se shërohej, por befas rinisnin dhimbjet. Uroj që Menja të jetë gati për Ligën e Kampionëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat