Chelsea në garë

Futboll

Chelsea në garë

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 11:50
Chelsea në garë

Chelsea është në mesin e disa klubeve të Premier Leagues që janë në garë për portierin e Evertonit, Jordan Pickford, raporton “Daily Mail’.

E ardhmja e Pickford tek Evertoni është në dyshim. Lojtari, i cili me Evertonin ka edhe 18 muaj kontratë, akoma nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, derisa Evertoni thuhet se po përgatit kontratën e re pesëvjeçare për yllin e tyre.

Megjithatë, Chelsea është një nga klubet e mëdha angleze që është duke e monitoruar situatën e reprezentuesit anglez tek Evertoni.

‘Blutë’ e Londrës janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me agjentin e ‘gardianit’ anglez të cilin synojnë të transferojnë në ‘Stamford Bridge’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat