Më i shtrenjti në Serie A

Futboll

Më i shtrenjti në Serie A

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 19:48
Rafael Leao

Siç raportohet nga profili zyrtar në “Instagram” i “SkySport”, duke shqyrtuar të dhënat e ofruara nga “Football Benchmark”, Rafael Leao me një vlerë aktuale prej 90.09 milionë eurosh, është lojtari më i shtrenjtë në kampionatin italian.

Falë paraqitjeve pozitive, kartoni i tij në vitin e fundit ka pësuar një rritje prej 5.07 milionësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pas portugezit janë zikaltrit Barela (83.1 milionë euro) dhe Lautaro Martinez (81.5 milionë euro).

Pesëshja e më të shtrenjtëve plotësohet nga Osimhen i Napolit (80 milionë) dhe Teo Hernandez (79 milionë euro).

Ky vlerësim mban parasysh kritere si mosha, asistet, golat dhe kontributi në pikë që rezultatet e këtyre lojtarëve kanë ndikuar në ecurinë e skuadrave respektive.

Me shtatë gola dhe dhjetë asiste, portugezi rezulton të jetë lojtari më vendimtar për kampionët e Italisë në këtë fillim sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat