Diazi do të kthehet te Reali

Futboll

Diazi do të kthehet te Reali

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 16:18
Diazi do të kthehet te Reali

Siç raporton “AS”, në Spanjë, Brahim Diaz do të ishte larguar nga Reali 18 muaj më parë, me formulën e një huazimi të thatë te Milani dhe jo me të drejtën e blerjes me 22 milionë euro e aq më pak nuk ekziston një kundërblerje për 27 milionë siç është thënë shpesh nga organet e shtypit italian.

Kjo do të thotë se në fund të sezonit aktual, sido që të shkojnë gjashtë muajt e fundit të Brahimit me kuqezinjtë, fantazisti me origjinë marokene do të rikthehet në “CasaBlanca”.

Po sipas “AS”, drejtuesit madrilenë deri tani e kanë vlerësuar pozitivisht aventurën e tij te Milani dhe do të vazhdojnë ta monitorojnë edhe në këta muaj që kanë mbetur përpara rikthimit të tij në bazë.

Deri në këtë moment, numri 10 kuqezi ka kontribuar në ekip me katër gola e njëasist, të realizuar në 17 prezenca mes Champions-it dhe Serisë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat