Pritet të “sakrifikohet”

Futboll

Pritet të “sakrifikohet”

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 11:30
Pritet të “sakrifikohet”

Interi duket se është gati që të shesë Denzel Dumfris këtë merkato në mënyrë që të përfitojë një shumë të madhe parash.

Në garë për holandezin janë Çelsi dhe Mançester Junajtid, të cilat mund të ofrojnë më shumë se 40 milionë euro.

Zikaltërit janë vendosur menjëherë në ndjekje të një zëvendësuesi dhe më i preferuari duket se është mbrojtësi i Bajernit të Mynihut, Nusair Mazraui.

Marokeni nuk po merr aq minuta sa priste me kampionët e Gjermanisë dhe mund të largohet që në janar. Interi duket një mundësi e mirë për të, i cili do të kishte të sigurt vendin e titullarit nëse Dumfris do të largohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat