Arsenali ka gati ofertën për sulmuesin e ri ukrainas

Futboll

Arsenali ka gati ofertën për sulmuesin e ri ukrainas

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 11:28
Arsenali ka gati ofertën për sulmuesin e ri ukrainas

Arsenali e ka shfaqur haptazi interesimin për Mykhalo Mudryk. Të paktën kështu raportojnë mediet angleze që thonë se londinezët tashmë e kanë gati ofertën për ukrainasin.

Gjatë të hënës mbrëma vetë lojtari publikoi foto duke e shikuar ndeshjen Arsenali – Uest Hemi, shenjë kjo që tregon se situata në mes të palëve është më serioze se kurrë. Raportohet se Arsenali oferton  40 milionë euro, plus 20 milionë euro të tjera bonuse.

Shakhtar dëshiron ‘shumë më shumë’ se kjo shumë për ta shitur Mudryk dhe duket se negociatata do të jenë të gjata.

Mudryk dëshiron kalimin në Londër dhe gjithçka mbetet vetëm tek një marrëveshje mes klubeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat