Madridi në luftë për Vedat Muriqin, Mallorca kërkon shumën e majme

Futboll

Madridi në luftë për Vedat Muriqin, Mallorca kërkon shumën e majme

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 12:01
Muriqi

Vedat Muriqi po kalon në formë jetësore që nga transferimi i tij te Mallorca.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar tetë gola në këtë edicion të La Ligas spanjolle.

Drejtuesit e Mallorcas e kanë fiksuar në 38 milionë euro klauzolën e largimit të bomberit të Kosovës, ndërkohë që në skenë ka dalë Atletico Madrid sipas raportimeve të El Gol Digital.

Diego Simeone e cilëson 28-vjeçarin nga Prizreni si sulmuesin ideal për skemat e tij dhe si një nga zëvendësuesit e mundshëm të Joao Felix.

Alternativat janë francezi Marcus Thuram (M’Gladbach) dhe turku Enes Unal (Getafe).

Pas Realit e do edhe Atletico Madridi, mos vallë këto skuadra janë në luftë për Muriqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat