Gattuso: Më në fund në Botëror pashë një lojtar

Futboll

Gattuso: Më në fund në Botëror pashë një lojtar

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 19:23
Gattuso

“Ka kaluar një kohë e gjatë që nuk kam parë një lojtar si unë, por e pashë atë në Kupën e Botës: Amrabat”. Është një duartrokitje e sinqerte ajo qe Gennaro Gattuso ben ndaj Sofyan Amrabat, i vlerësuar nga trajneri i Valencias në një intervistë të gjatë për gazetën spanjolle AS:

“Isha shumë i prekur – shpjegon Gattuso – më ngjante kur luaja në moshën 27-vjeçare”. Duke folur për jetën si futbollist, Ringhio krahasoi të kaluarën e tij në fushë dhe të tashmen e tij në stol: “Jeta e lojtarit është më e mirë – pranon ai – Mënyra se si e jetoj futbollin, nuk kam jetë. Më duhet të falënderoj gruaja që nuk e di si mund të rrijë me mua.Është e vështirë, filloj në 8.30 dhe shkoj në shtëpi në 19”.

Gattuso riktheu hapat që e çuan në kryesimin e Valencias, aktualisht e dhjeta në La Liga me 19 pikë: “E nisa këtë karrierë nga e para. E njihja futbollin, por nuk isha i përgatitur. Kam parë ndeshje në çdo kategori.

Ndihem i gjallë. Tani e shoh futbollin në një mënyrë krejtësisht të ndryshme nga kur luaja. Kur drejtoja Milanin dhe Napolin, ne nuk ushtroheshim me presion të lartë, tani po”. Së fundi, Ringhio lavdëroi Ancelottin, trajnerin e tij në Milano dhe një model për karrierën e tij si trajner:

“Kur fillova të isha trajner, e thirra Ancelottin dhe i thashë: “Si ia del?” Ai është trajneri më i mirë në botë. Bota, ai vjen nga 3-4 breza më parë dhe gjithmonë ka çelësin për të hyrë në kokën e lojtarëve. Është e pabesueshme se si ka pasur gjithmonë sukses me 4 breza të ndryshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat