Reali ka 5 kandidatë

Futboll

Reali ka 5 kandidatë

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 17:51
Ancelotti

Real Madridi po shqyrton kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Carlo Ancelottin.

Sipas El Nacional, për momentin, në listën e ngushtë të kandidatëve për postin e trajnerit të Real Madrid përfshihet trajneri i Real Madrid Castilla-s, Raul, tek i cili drejtuesit e shohin “Zidanin e ri”, trajnerin e Juvenil A, Alvaro Arbeloa dhe Xabi Alonso aktualisht stërvitet Bayer Leverkusen.

Mes trajnerëve të huaj, Florentino Perez po konsideron Thomas Tuchel dhe Julian Nagelsmann.

Kontrata e Ancelottit me Real Madridin është deri në vitin 2024. Më herët u raportua se për shërbimet e trajnerit italian ishte interesuar edhe kombëtarja braziliane..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat