Shaban Maloku: Kur ka suksese edhe atmosfera nuk mungon 

Futboll

Shaban Maloku: Kur ka suksese edhe atmosfera nuk mungon 

Nga: K.G. Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 15:10
Shaban Maloku, djathtas

Skuadra e Kosovës së Dusseldorfit ka pas një edicion të mirë në Bezirksliga dhe me synime që në pranverë të kapin edhe kreun e tabelës.

Kuqezinjtë aktualisht renditen në vend të tretë me 30 pikë por ka një ndeshje me pak të zhvilluar.

Koordinatori i klubit, Shaban Maloku, ka fjalë të mëdha për djelmoshat, që u angazhuan maksimalisht në pjesën vjeshtore.

Image

Bujar Neziri - president i klubit, i pari në të majtë

“Kur ka suksese edhe atmosfera nuk mungon.

Prandaj kryesia dhe sponzorët e FC Kosova Düsseldorfit organizuan darken e Fund te Vitit.

Meritat te jashtëzakonshëm kanë edhe vet lojtarët që nuk kursyen edhe atomin e fundit të energjisë deri të sukseset.

Vlen ta ceki edhe publikun e mrekullueshëm që na ka përkrah në çdo ndeshje”, ka shkruar Maloku në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat