Duka i drejtohet MKRS-së: Leni këto veprime burokratike, lene topin të rrokulliset

Futboll

Duka i drejtohet MKRS-së: Leni këto veprime burokratike, lene topin të rrokulliset

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 14:56
Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është deklaruar në lidhje me raportimet se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk e ka licencuar Federatën e Futbollit të Kosovës për vitin 2023.

I pari i shtëpisë shqiptare të futbollit ka kërkuar nga MKRS-ja të tejkalojnë këto veprime.

“FFK ka bërë një punë të madhe edhe klubet gjithashtu, andaj MKRS duhet tejkaloj këto veprime burokratike dhe ta lë topin të rrokulliset në fushë” ka thënë presidenti i FSHF, Armand Duka në ceremoninë e djeshme për Laureatët e Vitit të organizuar nga FFK.

FFK pret që sa më shpejt që është e mundur të licencohet nga MKRS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat