Ministri francez: Martinez u ttegua patetik

Futboll

Ministri francez: Martinez u ttegua patetik

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 11:27
Ministri francez: Martinez u ttegua patetik

Emiliano Martinez vijon të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të sjelljes së shfaqur gjatë ceremonisë së Kupës së Botës, por sidomos edhe gjatë festës në Buenos Aires aty ku “viktimë” e talljeve ishte Kylian Mbappe.

Së fundmi në lidhje me gjestet e portierit që aktivizohet në Premier League me Aston Villa-n, ka reaguar edhe Ministri i Sporteve në Francë, Amélie Oudéa-Castéra, i cili theksoi se Martinez ishte autor i gjesteve raciste.

“Jam i lumtur që Presidenti i Federatës së Futbollit denoncoi veprimet e Martinez.

Aty kishte akte fyese dhe racizimi të cilat nuk mund të anashkalohen lehtësisht. Martinez thjesht tregoi se është një fitues, por që nuk ka lidhje me elegancën, madje sjellja e tij ishte vërtet patetike”, u shpreh Amélie Oudéa-Castéra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat