Muriqi: Shpresoj që viti 2023 të jetë viti i Kosovës

Futboll

Muriqi: Shpresoj që viti 2023 të jetë viti i Kosovës

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 21:27
Muriqi

Federata e Futbollit e Kosovës sot mbajti ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Laureatët e Vitit 2022.

E Vedat Muriqi e ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë në vitit 2022.

Muriqi ishte fantastik me Mallorcan në La Liga, duke u shndërruar në futbollistin kyç të tyre.

“Ju uroj festat e fundvitit. Jam i lumtur dhe krenar. Falënderoj bashkëlojtarët e Përfaqësueses. Jam i sigurt se do të më përkrahni deri në fund të karrierës. Është hera e dytë që po zgjidhem si më i miri.

Shpresoj që viti 2023 të jetë viti i Kosovës dhe të arrijmë majat, si në aspektin ekipor me Kosovën, por edhe në aspektin individual”, ka thënë Muriqi në një lidhje nga Spanja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat