Shpërthen lojtari i njohur kroat për këngën: Turp...

Futboll

Shpërthen lojtari i njohur kroat për këngën: Turp...

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 19:54
Dejan Lovren

Pasi ka përfunduar në qendër të vëmendjes sepse ka kënduar, bashkë me shokun e kombëtares Marcelo Brozoviq, korin filo-fashist në gjuhën kroate ‘Za Dom Spremni’, mbrojtësi kroat Dejan Lovren ka dashur të mbrohet nga akuzat.

“Prej një muaji, që kur jemi nisur për Botërorin, nuk kam hapur asnjë gazetë. E di se ky është i gjiti presion për mua, për trajnerin dhe për shokët e skuadrës, unë nuk kam hapur as gazetat”, ka thënë Lovren për Z1.

“Natyrisht të gjithë më kanë thënë se çfarë është shkruar për mua. Përshëndetja fashiste? T’ju vijë turp! Kam bërë gati disa denoncime. Unë përfaqësoj vendin tim dhe patriotizmin tim, nuk bëj kur thirrje për dhunë dhe urrejtje.

“Po, kamq enë gjysmë i dehur, por edhe i lumtur për një arsye. Jam gati për vendin tim! Nuk mund ta them? Përfaqësoj vendin tim dhe një popull që mund të mos kishte zë. Nëse nuk mund ta them, kush mund ta bëjë?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat