FIFA ia shkëputi kontratën për shkak të borxheve

Futboll

FIFA ia shkëputi kontratën për shkak të borxheve

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 17:21
Ramadani

Zekirija Ramadani nuk është më trajner i Gjilanit.

Trajneri shkupjan ka bërë të ditur se ka qenë shtëpia më e madhe e futbollit botëror FIFA që i ka shkëputur kontratën me SC Gjilanin.

Ramadani është ankuar në FIFA për borxhin që i kishte klubi dhe shtëpia më e madhe e futbollit botëror ka vepruar duke i shkëputur kontratën Gjilanit.

Ka qenë vet Ramadani që ka njoftuar për largimin nga Gjilani, duke thënë se ka pritur 10 ditë për ndonjë ndryshim, por nuk ka parë asgjë dhe ka vendosur të largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat