Capello kritikon ashpër Ronaldon

Futboll

Capello kritikon ashpër Ronaldon

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 15:49
Capello kritikon ashpër Ronaldon

Fabio Capello, një zë i respektueshëm për analizat që i bën futbollit, vuri në dyshim vendimet e fundit të Cristiano Ronaldos javët e fundit. Italiani kritikoi CR7 për intervistën e diskutueshme dhënë për Pierce Morgan dhe largimin e tij nga Manchester United.

Madje, trajneri i njohur italian thotë se kjo dëshmohet nga vështirësitë që po has portugezi për të gjetur një klub cilësor.

”Ronaldo e krijoi vetë këtë situatë, është turp.

Si lojtar nuk mund të merret në pyetje, ishte tepër arrogant.

Ai doli vullnetar dhe nuk gjeti asnjë klub që besonte tek ai. La përshtypje se do të ishte problematik për çdo skuadër”, ka deklaruar Capello në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat