Besa Famgas është favorite

Futboll

Besa Famgas është favorite

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 15:55
Besa Famgas është favorite

Besa Famgas – Rahoveci është ndeshja e fundit për këtë vit në hendbollin tonë. Besa e Rahoveci takohen në kuadër të Superligës së hendbollistëve.

Ndeshja është e mbetur e xhiros së 12-të dhe zhvillohet në palestrën “Karagaçi” në Pejë nga ora 19:00.

Kampionia dhe liderja, Besa Famgas, është favorite. Por “vreshtarët” udhëtojnë me synim për të dhënë më të mirë në kërkim të befasisë.

Besa udhëheq në tabelë me 21 pikë nga 11 ndeshje. Rahoveci është i pesti me 13 pikë nga 12 ndeshje.

Xhiroja e 14-të e Superligës është luajtur të mërkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat