Del Bosque flet si kampion bote

Futboll

Del Bosque flet si kampion bote

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 15:34
Del Bosque

Ish-trajneri spanjoll, Vicente Del Bosque, u ndal në programin “Ortega” të “Radio MARCA”, në ditëlindjen e tij, për të folur mbi futbollin. E nisi nga kampioni i fundit i botës, Lionel Messi, i cili për të është “lojtari më i mirë që ka parë ndonjëherë”.

Del Bosque e ka njohur karrierën e yllit argjentinas, duke pranuar se “ndër ata që kam njohur në kaq shumë vite në futboll, Messi, për shkak të rregullsisë dhe cilësisë së tij si lojtar, ka qenë më mbresëlënësi. Ai ka pasur disa sezone fantastike dhe gjithmonë e ka çuar skuadrën e vet përpara”.

Trajneri kampion bote me Spanjën ka siguruar se “kombëtarja iberike ka një brez të mirë lojtarësh”. Ndonëse nuk e pëlqen atë patericën e ‘skuadrës shumë të re’, këmbëngul se “duhet të marrësh më të mirën, qofshin të rinj apo të vjetër. Nuk mendoj se mosha është në asnjë rast meritë. Duhet të kemi shumë besim te kjo gjeneratë lojtarësh, por mos harroni se të dalësh i pari në një Botëror është shumë e vështirë”.

Ai i është referuar edhe mosvazhdimësisë së Luis Enriques: “Në një Botëror, kur gjërat nuk bëhen mirë, normalisht e paguan çmimin trajneri dhe në këtë rast ka qenë kështu”.

Sa i përket trajnerit të ri, Del Bosque ka siguruar se ka shumë besim tek ai: “Luís de la Fuente ka njohuri për futbollin, marrëdhënie shumë të mira me të gjithë botën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat