Liverpooli merr lajm jo të mirë para ndeshjes me Cityn

Futboll

Liverpooli merr lajm jo të mirë para ndeshjes me Cityn

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 19:32
Liverpooli merr lajm jo të mirë para ndeshjes me Cityn

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Etihad” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit, e vlefshme kjo për fazën eliminatore të Carabao Cup.

Të dy skuadrat do ta synojnë me çdo kusht fitoren, e cila do t’ua siguronte plasmanin në çerekfinale, raporton KosovaPress.

Mungesa të lojtarëve do të ketë te të dyja ekipet, ku për Cityn nuk do të paraqitet fituesi i Kupës së Botës, Julian Alvarez, kurse te Liverpooli mungojnë Arthur, Diaz, Diogo Jota dhe Jones.

Ndërkaq, para ndeshjes Liverpooli ka pranuar edhe një lajm jo të mirë, pasi që Roberto Firmino pritet të mungojë sonte kundër Cityt.

Firmino regjistroi më shumë se 100 minuta lojë gjatë dy miqësoreve në Dubai, dhe pritej që të startonte sot në “Etihad”, por një lëndim në muskul tani nënkupton se ai nuk është i gatshëm.

James Pearce i “The Athletic” raporton se Firmino morri një goditje gjatë stërvitjeve më herët në këtë javë, dhe një skanim i thellë e ka konfirmuar se problemi është i vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat