Tirana humb edhe premion e majme të premtuar

Futboll

Tirana humb edhe premion e majme të premtuar

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 15:24
Tirana humb edhe premion e majme të premtuar

Ekipi i Tiranës nuk humbi dje vetëm ndeshjen. Skuadra bardheblu ka humbur edhe një shumë të majme në formë premioje.

Në fakt, jo zyrtarisht është mësuar se presidenti Refik Halili u kishte premtuar në rast fitoreje një premio që shkonte rreth 30 milionë lekë të vjetër.

Gjithsesi, në fund lojtarët nuk ia dolën të fitonin paratë, pasi ishin të kuqtë që triumfuan në derbi.

Sfida u ndërpre për 13 minuta në fillimin e pjesës së dytë, me tifozët e Tiranës që lëshuan fishekzjarrë dhe flakadanë në një nga tribunat qendrore, duke shkaktuar një re të madhe tymi mbi qiellin e “Air Albania”.

Tifozët e Tiranës në derbin e djeshëm ndezën plot 500 flakadanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat