Duka: Futbolli shqiptar ka cilësi dhe mbrëmja e sotme e vërtetoi!

Futboll

Duka: Futbolli shqiptar ka cilësi dhe mbrëmja e sotme e vërtetoi!

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 23:35
Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nuk i kurseu elozhet, pas derbit të kryeqytetit Tirana-Partizani, që përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të skuadrës së kuq.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, Duka e ka quajtur duelin e sotëm një derbi spektakolar, me emocione dhe një stadium plot tifozë që i dha bukuri sfidës.

Sipas numrit 1 të FSHF-së, futbolli shqiptar ka cilësi dhe mbrëmjen e sotme e vërtetoi më së mirë këtë.

STATUSI I DUKËS:

Shijuam një Derbi spektakolar, me emocione në një stadium plot tifozë që i dhanë akoma më shumë bukuri ndeshjes.

Duke qënë në fund të këtij viti, dua t’i përcjell urimet më të mira të dy skuadrave dhe uroj të na dhurojnë gjithmonë ndeshje emocionuese gjatë të gjithë sezonit.

Futbolli shqiptar ka cilësi dhe mbrëmja e sotme e vërtetoi më së miri këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat