Aguero: Leo Messi ishte dhe mbetet më i miri

Futboll

Aguero: Leo Messi ishte dhe mbetet më i miri

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 18:49
Aguero: Leo Messi ishte dhe mbetet më i miri

Kupa e Botës ishte i vetmi trofe të cilin Lionel Messi nuk e kishte fituar dhe pas “kurorëzimit” si më të mirët e Botës, në Katar, mund të themi me plot bindje se “pleshti” është më i miri që historia e futbollit ka dëshmuar.

Padyshim, “rivali” i tij ishte, është dhe do të mbetet Cristiano Ronaldo, ku debatet mes fansave dhe specialistëve të futbollit mbi këtë temë janë të pafundme.

Një koment mbi këtë “rivalitet” e ka bërë dhe ish-sulmuesi i Argjentinës dhe Manchester City, Kun Aguero, i cili në asnjë moment nuk del kundra mikut të tij, Leo Messi dhe e konsideron atë si më të mirin.

“Nuk mendoj se ka asnjë dyshim. Për mua nuk kishte dyshime as para Kupës së Botës dhe aq më tepër tani.

Cristiano ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme dhe është një atlet shumë i gjithanshëm. Por Leo, natyrisht, ishte dhe mbetet më i miri”,- tha ish-bomberi i Argjentinës dhe Manchester City..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat