Enzo Fernandez e bën prioritet kalimin te Liverpooli

Futboll

Enzo Fernandez e bën prioritet kalimin te Liverpooli

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 10:49
Enzo Fernandez

Pas shumë spekulimeve javën e kaluar nga Portugalia dhe Argjentina që sugjeronin se Liverpooli ka një marrëveshje në parim për të nënshkruar me Enzo Fernandez, një tjetër raportim inkurajues është shfaqur nga mediat portugeze.

Sipas “ O Jogo”, i cili ishte ndër burimet e sakta për lajmet që Darwin Nunez do të kalojë te Liverpooli, dhe javën e kaluar pretendoi se Liverpool kishte bërë një premtim për të përmbushur çdo ofertë për Fernandez, tani raporton se ylli argjentinas e ka bërë prioritet transferimin te Liverpooli.

Raportohet se gjiganti anglez veçse ka arritur marrëveshje me agjentin e Fernandez, me shumë klube të interesuara nga Spanja, Anglia, Italia dhe Franca që tani e kanë kuptuar preferencën e mesfushorit argjentinas.

Po ashtu, thuhet se Benfica nuk e ka në plan që ta lë Fernandez të largohet në muajin janar, dhe i ka vendosur një çmim prej 120 milionë eurosh argjentinasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat