Osimhen: Spalletti është “çelësi” i suksesit tim

Futboll

Osimhen: Spalletti është “çelësi” i suksesit tim

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 14:28
Osimhen: Spalletti është “çelësi” i suksesit tim

Me Kupën e Botës tashmë të përfunduar me fitoren e madhe të Lionel Messi, tashmë futbolldashësit do të kenë mundësi t’i rikthehen kampionateve të tyre të preferuara dhe ekipeve të “zemrës”.

Padyshim një nga ekipet më në formë këtë sezon futbollistik është Napoli, teksa ka arritur të krijojë një grup të talentuar, të cilët nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti, po arrijnë të bëjnë shumë mirë në të gjitha garat.

“Maja” e sulmit napoletan, nigeriani, Victor Osimhen, i cili këtë sezon ka shënuar 9 dhe asistuar 2 gola, në 11 ndeshje të kampionatit ka dhënë ditën e sotme, një intervistë për mediat italiane, ku foli për rritjen e tij gjatë këtij viti futbollistik dhe marrëdhënien e tij, me teknikun Spalleti.

“Unë gjithmonë ndryshoj, çdo ditë dhe ajo që ka rëndësi, dhe është e rëndësishme, është të vazhdoj të ndryshoj, të rritem, të bëj gjithmonë një hap përpara. Rritja ime është e lidhur me Spallettin, ai beson në mua. Ai më jep stimuj, më bën të punoj shumë dhe nuk më lë kurrë të ndalem.

Dhe me të gjithçka është më e thjeshtë sepse e kupton është një punë që të bën të bësh për t’u përmirësuar më tej. Është vetëm fillimi për mua, nuk kam arritur ende asnjë objektiv”,- është shprehur sulmuesi, 23-vjeçar, i Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat