Liverpool i “hap luftë” Tottenham dhe Atletico Madrid

Futboll

Liverpool i “hap luftë” Tottenham dhe Atletico Madrid

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 12:50
Liverpool i “hap luftë” Tottenham dhe Atletico Madrid

Një nga lojtarët që shkëlqeu më së shumti në Kupën e Botës për Marokun, ishte Sofyan Amrabat. 26-vjeçari ishte “busulla” e vërtetë për skuadrën marokene pasi çdo top kalonte në këmbët e lojtarit që aktivizohet në Serie A me Fiorentinën. Sigurisht, një paraqitje e një niveli kaq të lartë, nuk mund të kalonte pa u vënë re nga “top” klubet europiane të cilat tashmë kanë nisur betejën për të bindur Amrabat.

Ky i fundit ka përfunduar në listën e dëshirave të trajnerit Jurgen Klopp te Liverpool teksa sipas francezes “Foot Mercato”, vetë tekniku gjerman pritet të mbajë një takim me përfaqësuesit e Amrabat.

Megjithatë, për të bindur klubin e Fiorentinës të lërë të lirë yllin e saj në janar nuk do të jetë aspak e lehtë me vjollcët që e kanë lojtarin nën kontratë deri në vitin 2024 dhe nuk e lënë të lirë pa një ofertë prej minimalisht 40 milionë paund.

Gjithsesi, dëshira e vetë Amrabat mund të bëjë diferencën në këtë rast pasi mesfushori është i prirur për një transferim në Premier League. Sakaq, në garë për Amrabat është edhe Tottenhami i Antonio Contes, por edhe Atletico Madrid në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat