Juventusi mendon ta marrë Taren si drejtor sportiv

Futboll

Juventusi mendon ta marrë Taren si drejtor sportiv

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 11:04
Tare

Pas tërheqjes së presidentit Andrea Agnelli dhe të besuarve të tij për shkak të problemeve financiare, klubi i Juventus është tashmë në mesin e një procesi rinovimi sa i takon kastës drejtuese. Janë të shumtë emrat që qarkullojnë në lidhje me postin e presidentit, drejtuesve apo edhe trajnerit.

Nga Del Piero te Zinedine Zidane, të cilat shihen si figura të denja për të rikthyer bardhezinjtë në rrugën e duhur sa i takon pjesës administrative.

Së fundmi, listës i është shtuar edhe Igli Tare që edhe në të kaluarën është përmendur si një personazh që mund të ishte i suksesshëm sa i takon rolit të drejtorit sportiv, ashtu siç ka bërë te Lazio në gjithë këto vite.

Drejtori shqiptar, aktualisht është në përfundim të kontratës me bardhekaltërit dhe sipas mediave italiane, lamtumira është më e mundshme se rinovimi.

Ndaj, te klubi torinez po mendojnë seriozisht për Taren dhe alternative e tij ka fituar shumë kuota së fundmi teksa në Juventusin e ri, mund të ketë vend edhe për ish-futbollistin e kombëtares që mund të niste projektin më të rëndësishëm të karrierës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat