Zidane shmang finalen

Futboll

Zidane shmang finalen

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 15:29
Zidane shmang finalen

Zinedine Zidane është përfolur shpesh si pasuesi i trajnerit Didier Deschamps te Franca.

Mediat gjithnjë kanë aluduar se ish-trajneri i Real Adridi refuzoi oferta të ndryshme në pritje të kombëtares, një ëndërr të cilën vetë ai e ka pranuar kohë më parë.

Gjithsesi, Franca dhe trajneri Deschamps aktualisht janë të fokusuar te finalja e Botërorit ndaj Argjentinës ndaj nuk është përfolur se cilën rrugë do të zgjedhë Deschamps pasi të përfundojë eventi në Katar.

Sakaq, sipas Mundo Deportivo, duke njohur mirë si funksionon media, Zidane ka preferuar të mos e ndjekë në stadium finalen e Francës ndaj Argjentinës pasi synon që Deschamps ta ketë të gjithë vëmendjen për vete, e mbi të gjitha po ashtu vëmendja të jetë e gjitha tek lojtarët në fushë që kanë një detyrë tejet të rëndëishme përpara.

Një gjest i mirëmenduar nga Zidane, i cili vendos edhe njëherë kombëtaren para vetes teksa konfirmimi për të dytën herë radhazi si Kampionë Bote do ta vendoste Francën në histori së bashku me Italinë dhe Brazilin si të vetmet kombëtare me këtë arritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat