Evra parashikon pensionimin e Ronaldos

Futboll

Evra parashikon pensionimin e Ronaldos

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 09:17
Cristiano Ronaldo

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është ende e paqartë.

Portugezi po stërvitet në ambientet e klubit të Real Madridit, teksa vazhdon të jetë ende futbollist i lirë.

Ronaldo është lidhur shumë me një transferim te klubi nga Arabia Saudite, Al Nassr, por ende nuk ka asgjë konkrete rreth kësaj.

Derisa spekulimet po vazhdojnë të rriten për hapin e ardhshëm të 37-vjeçarit, ish-shoku i tij i skuadrës te Manchester United, Patrice Evra, beson se ai mund të pensionohet përfundimisht.

“Nuk e di nëse Ronaldo do të tërhiqet, sepse kur ke kritikë, veçanërisht në fund të karrierës, je sikur ‘në rregull, mendoj se është koha të ndalësh’. Sidomos, kur nuk je në formacionin fillestar për kombëtaren, kjo është arsyeja pse Cristiano donte të vazhdonte të luante dhe të ishte në formë”, tha ish-futbollisti i “Djajve të Kuq”, shkruan “Sky Sports”.

“Të fitojë Kupën e Botës me vendin e tij – kjo ishte ëndrra e tij dhe tani ajo ëndërr është zhdukur. Nuk do të flas në emër të Cristianos, por nuk do të habitesha nëse ai tërhiqet”, ka deklaruar Evra. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat