Scaloni: Shpresoj që Messi t’i thotë lamtumirë kombëtares...

Futboll

Scaloni: Shpresoj që Messi t’i thotë lamtumirë kombëtares...

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 17:14
Scaloni

Në prag të finales së madhe të së dielës, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka folur për Messin.

“Leo tha se do të jetë ndeshja e tij e fundit në Kupën e Botës? Kështu që unë shpresoj që ai të fitojë dhe pastaj të thotë lamtumirë duke ngritur kupën.

Do të ishte e mrekullueshme dhe akoma më e bukur të mendosh se mund ta shijonim këtë momeant me të.

Do të ishte faza më e mirë e mundshme që ai të thoshte lamtumirë. Gjithsesi nesër do të jetë Argjentinë-Francë dhe jo Messi kundër Mbappe. Ndeshja mund të vendoset nga lojtarë të tjerë. Por unë e shoh Messin qartë dhe shpresoj që ai të jetë vendimtar.

Është një ndeshje ku do të ketë shumë lojtarë të fortë në fushë, në të dyja anët, dhe për këtë arsye shumë do të mund ta vendosin atë, ndoshta do të varet nga detajet”, është shprehur Scaloni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat