Cassano bën premtimin e çmendur

Futboll

Cassano bën premtimin e çmendur

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 14:22
Cassano bën premtimin e çmendur

Finalja e Kupës së Botës 2022 mes Argjentinës dhe Francës do të zhvillohet të dielën në Katar. Antonio Cassano, i cili ka qenë gjithmonë një adhurues i kampionit argjentinas Lionel Messi, tashmë e di se për kë duhet të bëjë tifo. Gjatë “Bobo TV”, ish-sulmuesi i njohur barez premtoi se do ta festojë suksesin e idhullit të tij me një zhytje në mes të dimrit.

Këto janë fjalët e tij: “Scaloni ka meritën e madhe që ka hyrë në kokën e lojtarit më të madh ndonjëherë. Ajo që e pamë të bëjë mes Kupës së Amerikës dhe Kupës së Botës do të mbetet në histori.

Në moshën 35-vjeçare, Messi ka bërë këto paraqitje.

Ai është golashënuesi më i mirë dhe ka 4 asiste në Botërorin e katarit. Askush në historinë e futbollit nuk e ka bërë diçka të tillë. Messi është unik dhe legjendar. Pishina këtu është 2 gradë, premtoj që nëse ai fiton Kupën e Botës, unë do të hidhem në ujin e saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat