Në Francë bëjnë konspiracion: Duan t’ia japin Kupën Messit

Futboll

Në Francë bëjnë konspiracion: Duan t’ia japin Kupën Messit

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 11:06
Argjentina

Në prag të finales së “Katar 2022”, dy kombëtaret finaliste mbërrijnë pranë finishit me humoreve të ndryshme: entuziazëm maksimal tek Argjentinën nxitur nga bëmat e kapitenit dhe liderit të saj, Lionel Messi, shqetësim te Franca, që ka disa lojtarë të prekur nga i ashtuquajturi “virusi i deveve”. Janë të paktën pesë lojtarë që kanë shfaqur simptoma të gripit dhe rrezikojnë seriozisht të mungojnë në finale.

Një situatë e përgjithshme e cila pa dyshim monitorohet me vëmendjen maksimale nga stafi mjekësor i Francës, duke qenë se bëhet fjalë për shtyllat e ekipit (Theo, Rabiot, Varane dhe Upamecano).

Por nuk është vetëm infermieria ajo që shqetëson Deschamps dhe tifozët e Les Bleus, duke qenë se vigjilja e gjatë e finales u shoqërua me “helmet” e atyre që hipotezojnë një “komplot për të lënë Argjentinën të fitojë”.

Sipas RMS Sports, teoria e konspiracionit e drejton gishtin nga Leo Messi. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, i cilësuar si një nga futbollistët më të mirë në histori, nuk ka arritur kurrë të triumfojë në Kupën e Botës. Sipas kësaj teze, FIFA dhe presidenti Gianni Infantino nuk do të donin aspak që Messi ta mbyllte karrierën pa e kurorëzuar me një Botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat