Selektori kroat: E duam medaljen!

Futboll

Selektori kroat: E duam medaljen!

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 14:11
Zlatko Daliq

Kroacia luan ditën e shtunë ndaj Marokut, finalen e vogël të Botërorit që do të përcaktojë edhe skuadrën e cila do të marrë vendin e tretë në eventin e Katarit. Në konferencën për shtyp, trajneri i balkkanasve, Zlatko Daliq theksoi se disa lojtarë kanë probleme fizike, megjithatë shtoi se do të bëjnë maksimumin për të dalë nga fusha me medalje.

“Kemi disa lojtarë me probleme fizike. Gvardiol ka luajtur ndeshjen e fundit me injeksione në këmbë, dhe edhe Brozovic po ka probleme.

Për finalen e vendit të tretë do të hedh në fushë vetëm lojtarë që janë mirë dhe të gatshëm për të luajtur, pasi do të bëjmë gjithcka për të fituar.

Për momentin nuk e di nëse Brozovic do të luajë, varet nga muskujt e tij, pasi ka dhimbje.

Të jesh i treti apo i katërti në botë ka goxha diferencë, dhe ne duam të jemi ata që arrijmë të tretët. Do të bëjmë gjithcka për medaljen e bronxtë dhe një vend në podin e Botërorit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat