Roma ofron shërbimet e Marash Kumbullës

Futboll

Roma ofron shërbimet e Marash Kumbullës

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 11:25
Roma ofron shërbimet e Marash Kumbullës

Na ndajnë edhe pak ditë nga starti i merkatos së dimrit me klubet që tashmë kanë nisur të ideojnë lëvizjet e para për të rregulluar difektet e hasura në pjesën e parë të sezonit. Në Itali, Roma është e interesuar për shërbimet e lojtarit të Torinos, Sasa Lukiq.

Mesfushori që ishte pjesë e Serbisë në Botërorin e Katarit, i tërheq drejtuesit verdhekuq për të përforcuar një repart që ka pasur probleme. Ndërkohë, siç raporton “Tuttosport” për të kënaqur Torinon,

Roma ofron shërbimet e Marash Kumbullës teksa futbollisti i kombëtares nuk ia doli të fitojë besimin e trajnerit Jose Mourinho dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon në pankinë.

Torino nuk është kundër idesë së shkëmbimit, por kërkon që të ketë të drejtën për të blerë përfundimisht kartonin e Kumbullës teksa pretendon edhe 15 milionë euro për Lukic.

Mbetet për t’u parë tashmë se si do të pritet nga drejtuesit verdhekuq kjo kundërofertë e Torinos, teksa e ardhmja e Kumbullës mbetet ende në “ajër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat