Incident i pazakontë

Futboll

Incident i pazakontë

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 23:14
Incident i pazakontë

Një situatë e vështirë për Lautaro Martinez dhe Agustina Gandolfo në Katar.

Një ditë pas fitores 3-0 të Argjentinës kundër Kroacisë , çifti, gjatë një dalje për qejf thuhet se është ndalur në një qendër tregtare në Doha ku, brenda një lokali, kanë porositur një pije, në këtë rast një lëng frutash.

Çifti gjeti copëza qelqi brenda lëngut të frutave, teksa u dërguan në spital për analizat, teksa fillimisht shkuan në  ambasadë për shkak të rregullave të Katarit.

Megjithatë, për habinë e madhe të Agustinës, zyrtarët ç’dramatizuan gjithçka, madje dolën në konkluzion se çifti kishte futur vetë copat e xhamit në lëng.

Menjëherë pas kësaj partnerja e Lautaros shpërtheu në “Twitter”: E gjithë kjo është një turp. Do të bëjmë ankesë. Kemi dhe dëshmitarë në klub”, shkroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat