Maldini: Milan duhet të synojë të fitojë më shumë se sa Serie A

Futboll

Maldini: Milan duhet të synojë të fitojë më shumë se sa Serie A

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 22:13
Maldini

Milan duhet të jetë pak më ambicioz dhe të synojë të fitojë më shumë sesa titullin e Serisë A, sipas drejtorit dhe legjendës së klubit, Paolo Maldini.

“Sigurisht, ne po flasim për Milanin dhe nuk mund të jemi të kënaqur me fitimin e një Scudetto, duhet të jemi pak më ambicioz. Ne mund dhe duhet të jemi protagonistë në të katër garat", ka thënë ai. 

Kuqezinjtë fituan "Scudetton" sezonin e kaluar, por përpjekjet e Milanit për të fituar trofeun e Serisë A për të dytin sezon radhazi deri tash nuk kanë shkuar si duhet, pasiqë skuadra gjendet vetëm në vendin e dytë dhe Napoli si kryesues po tregon formë të mirë. 

Milan e rifillon Serinë A duke u ndeshur me Salernitanan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat