Scalonit i kthehen edhe dy futbollistë të tjerë për finalen

Futboll

Scalonit i kthehen edhe dy futbollistë të tjerë për finalen

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 21:57
Di Maria

Kombëtarja e Argjentinës është rikthyer në stërvitje këtë të enjte, kur kanë mbetur vetëm tri ditë për finalen e Botërorit kundër Francës.

Në fushë ishin vetëm lojtarët që ishin në stol dhe ata që luajtën disa minuta kundër Kroacisë.

Sipas “TyC”, Di María dukej plotësisht i rikuperuar nga dëmtimi, pasi ishte në stol në ndeshjen e fundit.

Trajneri Lionel Scaloni do të mund të bëjë ndryshime në skuadër, sepse janë rikthyer Marcos Acuña dhe Gonzalo Montiel, pasi e shlyen pezullim prej një ndeshjeje, për shkak të plotësimit të kartonëve të verdhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat