Santos nuk është më trajner i Portugalisë

Futboll

Santos nuk është më trajner i Portugalisë

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 18:03
Santos

Tashmë është edhe zyrtare. Fernando Santos nuk është trajner i Portugalisë.

Portugezët u eliminuan nga Kupa e Botës në çerekfinale, duke u mposhtur nga Maroku me rezultat 1:0.

Santos ishte pjesë e Portugalisë prej vitit 2014.

Suksesi më i madh i tij me Portugalinë ishte triumfi në Kampionatin Evropian të vitit 2016.

Ai fitoi edhe edicionin e parë të Ligës së Kombeve.

Portugalia do të caktojë trajnerin e ri brenda pak javëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat